Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e akuzuar për skandalin e rezervave shtetërore, ka dalë sot në një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Hajdari ia drejtoi gishtin këtij institucioni për mënyrën e trajtimit të rastit, e madje edhe konstatoi se provat janë mbledhur jashtëligjshëm, duke u munduar të arsyetojë të gjitha veprimet e ndërmarra dhe mënyrën e veprimit si ministri e Qeveri për sigurimin e rezervave shtetërore, raporton Klankosova.tv
“Çdo pretendim i Prokurorisë afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj qeverisë Kurti. Të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë speciale, janë mbledhur jashtëligjshëm. Rrezikimi i fshehtësisë shtetërorë është bërë nga prokuroria special ehe nga disa media dhe jo nga unë. Ne kem vepruar me urgjencë.”
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrën me qëllim që të përfitonin pasuri dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, një dëm prej rreth 3 milionë euro.
Ata dyshohet se kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në vendin tonë.
Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”.
Sipas aktakuzës, Muharremi më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave






