Një burrë ka vdekur të shtunën në Malishevë.
Sipas Policisë, djali i viktimës kishte vërejtur babanë të rrëzuar në rrugë, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Policia ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
“Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së