Sot, në komunën e Drenasit, qëndruan për vizitë përfaqësuesit e prefekturës Likë-Senj, bashkë me veteranët e frontit të Gospoqit, ku kishin marrë pjesë edhe heroi e heroina, Fehmi e Xhevë Lladrovci.
Këtë delegacion të prefekturës dhe veteranët e luftës së Kroacisë, i priti kryetari Ramiz Lladrovci, me ç’rast deklaroi: Dëshmorët tanë që ranë për lirinë e Kroacisë, janë ura më e sigurt e bashkëpunimit tonë të qëndrueshëm me shtetin mik, Kroacinë!
Postimi i z. Lladrovci:
Me shumë nderim, prita në takim përfaqësuesit e Prefekturës Likë-Senj, të prirë nga Josip Broziçeviq, me veteranët e Brigadës vullnetare të shqiptarëve në Gospiq dhe veteranët e ushtrisë kroate ku luftuan edhe Feha me Xhevën.
Unë shpreha falënderim për respektin e tyre ndaj heronjve tanë që u flijuan për shtetin e Kroacisë, për nderimin e heroit e heroinës, Fehës dhe Xhevës, Memoralin e Jasharajve në Prekaz dhe vendet që ata kanë përfshirë në agjendën gjatë qëndrimit në Kosovë.
Po ashtu, theksova gatishmërinë për binjakëzimin e komunës së Drenasit me Gospiqin, për të thelluar bashkëpunimin me interes të përbashkët.
Heronjtë dhe dëshmorët tanë që ranë për lirinë e Kroacisë, janë ura më e sigurt e bashkëpunimit tonë të qëndrueshëm me shtetin mik, Kroacinë!
https://www.facebook.com/share/p/1EcifGdUoC/?mibextid=wwXIfr