Uk Lushi, aktivisti kosovar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është fituar informalisht dhe formalisht nga mbrojtja.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se Prokuroria në Hagë nuk ka arritur të vërtetojë asnjë pikë të aktakuzës që ka ngritur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Çdo njeri i arsyeshëm e sheh këtë tashmë. Gjykimi formalisht kryhet në dhjetor 2025. Menjëherë pas ditës së fundit të gjykimit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të lirohen dhe presin verdiktin si të pafajshëm dhe Vitin e Ri 2026 në Prishtinë me familjet dhe popullin tonë”, ka thënë Lushi.
Lushi theksoi se nëse ish-krerët e UÇK-së mbahen në burg edhe pas gjykimit deri në verdikt, sipas tij, kjo do të ishte shkelje mizore dhe e përtejturpshme.
“President, mirupafshim në këtë dhjetor në Prishtinë, me ty dhe shokët!”, tha Lushi, në fund.
Në procesin gjyqësor në Hagë së fundmi janë duke u deklaruar dëshmitarët e thirrur nga Mbrotja e Thaçit dhe Mbrojtja e Jakup Krasniqi.
Sot dëshminë e ka përfunduar dëshminë ish-zëvendësi Bernard Kouchner, Jock Covey, i cili foli për takimet me udhëheqës të UÇK-së, e për të cilat nuk i kujtohej nëse Hashim Thaçi ishte pjesë.
Pos tij kanë dëshmuar edhe John Duncan, James Rubin dhe Paul Williams.