13.4 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

- Advertisement -

Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita, ka shkuar në Finlandë për të shkruar historinë në debutimin e saj në fazën e grupeve të UEFA Conference League, ku sot (enjte) do të përballet me KuPS nga ora 18:45.

Të dyja skuadrat vijnë për herë të parë në këtë fazë të një gare evropiane.

KuPS, kampion i Finlandës për vitin 2024, pasi nuk arriti të kalojë kualifikueset e Champions dhe Europa League, tani synon një ecuri pozitive në Ligën e Konferencës. Finlandezët janë në formë të mirë dhe konsiderohen favoritë në këtë përballje.

Nga ana tjetër, Drita e Zekirija Ramadanit siguroi pjesëmarrjen historike pas triumfit ndaj Differdange 03 në play-off, ndërsa në Superligën e Kosovës nuk ka qenë aq stabile (2 fitore në 6 ndeshjet e fundit).

Megjithatë, “Intelektualët” kanë shenja ringjalljeje pas dy fitoreve në tri duelet e fundit, ndërsa shpresojnë të befasojnë në Finlandë.

Të ngjashme

Të fundit