23.4 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Lekaj për vizitën e krerëve të shtetit në SHBA: Takime në korridore, jo me nivele të larta

- Advertisement -

Ndërsa Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës po zhvillojnë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kritika ka ardhur nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Lekaj ka thënë se është për keqardhje fakti që udhëheqësit më të lartë të vendit nuk janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kanë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit.

“Unë për keqardhje po e them. Se do të gëzohesha, sikur këta t ishin të ftuar edhe presidentja edhe kryeministri, edhe ministrja në Shtëpinë e Bardhe. Dhe të takoheshin me nivele të larta, jo nëpër korridore. Kjo është shqetësuese, por është pozitive që kryeministri i vendimit tim është në SHBA. Është herët të flasim, por sa kam informacione ai nuk do të takojë ndonjë nivel të lartë të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë… është shqetësuese që presidentja e endnit tonë e takon (Sekretarin Marko Rubio) në kthinat e korridore…”, ka thënë Lekaj.

Të ngjashme

Të fundit