20.2 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Shqipe Selimi e konfirmon: Nuk e votova Donika Gërvallën për shkak të postimeve të saj kundër Rexhep Selimit

- Advertisement -

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e ka konfirmuar se nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Ajo e ka pranuar se vota e saj nuk lidhet me motive partiake, por me postimet e Donika Gërvallës kundër Rexhep Selimit.

Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo.

Pse Selimi nuk e votoi Gërvallën?

Deputetja Shqipe Selimi nuk ia ka harruar fyerjet e rënda që Donika Gërvalla ia kishte bërë dikur bashkëshortit të saj, Rexhep Selimi.

Vite më parë, Gërvalla kishte fjalor të ashpër ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në veçanti, ajo disa herë e kishte fyer ulët Rexhep Selimin.

Madje, Gërvalla e kishte quajtur Rexhep Selimin njeri të botes së krimit.

Në vitin 2019, disa ditë pasi ishte votuar Qeveria Kurti I, Gërvalla e kritikonte ashpër VV-në që e kishte propozuar Selimin për kryetar të Grupit Parlamentar.

Nëse mund t’ju besohet informacioneve të mediumeve të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës”, kishte shkruar Gërvalla.

Kurse, në një status të mëvonshme, ajo pretendonte se Rexhep Selimi është njeri i botes së krimit.

Sa gërditshëm me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit