23.2 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Punëtorët e RTK-së pa paga, Bajrami kërkon nga Prokuroria Speciale ndërhyrje të menjëhershme

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për 700 punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës.

Ajo me këtë rast ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorët.

“Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (e konsideruar e jolegjitim nga data 15 prill, kur u betuan si deputetë) për projekte të dyshimta, të cilat nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit. Megjithatë, ai ka vendosur t’i penalizojë punëtorët e RTK-së, sepse, pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, ata po vuajnë pasi nuk mund të kontrollohen të gjithë gazetarët aty”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami theksoi se dy komuna – Prishtina dhe Gjilani – nuk kanë marrë kurrë buxhetin përkatës nga Kuvendi i Kosovës.

 

 

Të ngjashme

Të fundit