I dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit në lagjen “Hajvali” të kryeqytetit vazhdon të jetë në arrati.
Pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.
Sipas raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë armë zjarri.
Rasti mbetet në hetime!