29.4 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Agron Demi: Sot simpatia ime shkon për Ramiz Lladrovcin

- Advertisement -

Analisti i njohur politik, Agron Demi, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke shprehur mbështetje simbolike për kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në një postim të tijin, Demi shkruan: “Sot simpatia jeme shkon për Ramiz Lladrovcin. Jo që partia e tij nuk e nominoj, por shkoj edhe e kthej Lushtakun për kandidat për kryetar komune, duke tregu që reformat e ftyrat e reja në këtë parti janë veç fasadë, ngase vendimmarrja e vërtetë akoma qëndron tek ata që hapin dyer me shkelma, uzurpojnë e kërcënojnë”.

Deklarata e Demit vjen pas vendimit të Kryesisë së PDK-së për të mos e nominuar Lladrovcin për një mandat të ri.

Sipas Demit, ky vendim është dëshmi që vendimmarrja reale në PDK vazhdon të mbetet në duart e strukturave të vjetra, ndërsa përpjekjet për reforma dhe përfshirje të figurave të reja janë vetëm sipërfaqësore.

 

Të ngjashme

Të fundit