28.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Departamenti i Shtetit për takimin Osmani-Landau: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga Zëvendëssekretar i Shtetit, Christopher Landau, në Ëashington D.C.

Për këtë takim ka folur edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, e cila tha se Osmani e Landau kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.

Pak më herët, Osmani në një postim në Facebook ka falënderuar Landaun “për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur”.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.

Të ngjashme

Të fundit