4.5 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Rama: Emri i Gjergj Kastriotit bashkoi shqiptarët në çdo epokë

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut.

 

Sipas tij, edhe me hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar, u adoptua dhe sistemi i medaljeve me Urdhrin e Skënderbeut që nderon njerëz me kontribute sipas meritave.

 

Tani, shton kryeministri, pas banalizimit me medaljet dhe çmimet shtetërore gjatë tranzicionit, shteti shqiptar rikthen urdhrin e Skënderbeut, ku medaljet nuk do jepen më pa meritë.

 

Rama: Në çdo kthesë të historisë ku shqiptarët janë mbledhur për të venë një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare apo për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë sonë i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pavetëdije nga figura që qëndron në zemrës sonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu. hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë, zgjodhi luftën e drejtë në një epokë të fundosur në padrejtësi. Pagëzoi i identiteti tonë kombëtarë dhe përkatësisë tonë europiane. Ashtu siç shkruan Kadare, një emër Gjergj e kish si diellin tjetrin si Hënën. Emri i tij na mbledh sërish këtu 100 vjet pas urdhrit të Skënderbeut.

Për të mbrojtur dhe nderuar idenë e meritës, të vetëdijshëm se nderi është parimi që vë një popull në lëvizje. Në dhjetor 1925, Shqipëria ishte ende një shtet i lindur mes vështirësive nga barku i dy tërmeteve të mëdha historike. Një republikë me aspiratë të dukshme dhe të zëshme. Të bëhej pjesë e Europës duke adoptuar me zell krijesat politike të kontinentit. Adoptoi dhe krijojë e medaljeve. Nuk është rastësi që një republikë e dalë nga pelenat zgjodhi për të lartësuar jo thjesht një shpërblim monetar, por një urdhër të mbështetur në meritë. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në themelet e Shqipërisë së re për të nxjerrë në pah forcën e shembullit.

Sistem vlerash që është nderimi që e bën meritën të përjetshme. Madhështia e emrit që kishte e desh që ti mbijetonte dallgët e njëpasnjëshme. I mbijetoi shpatës së monarkisë, zjarrit të diktaturës dhe baltës së tranzicionit. Ku sistemi i medaljeve u kthye në një sistem vlerësimi për përuljen ndaj shtetit. Dikur të dekoruarit ishin ata që ndihmonin kombit të ngjiteshin lart, në fund as i pari nuk e mori vesh të dytin, medaljet humbën kuptimin dhe çdo kontakt me konstelacionin europian të urdhrave dhe medalje duke katandisur në shëmbëlltyra metalike./Panorama.al

Të ngjashme

Të fundit