Një grua 100-vjeçare nga Fushë Kosova nuk ka arritur të ushtrojë të drejtën e saj të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Nëna është e lindur në vitin 1931, mirëpo është më vonë e regjistruar, i ka 100 vjet. Është e aftë, por nuk di të shkruaj. Një Alija që ishte në komision tha se nuk ka të drejtë të votojë pa e sjellë një asistent. Unë i thashë që do të votoj për nënën time, sepse askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë”, ka thënë djali i saj për RTV21.






