5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

100 terroristë me armatim ushtarak hynë në veri pa u vërejtur, Mefi thotë se po zbatohet ligji në këtë pjesë të vendit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Ai ka thënë se këto qytete po jetojnë një realitet të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmëri, edhe pse Mefi ka harruar se një muaj më parë rreth 100 terroristë serbë hynë me armatim ushtarak në territorin e Kosovës dhe tentuan të bëjnë agresion.

“Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë” ka thënë mes të tjerash deputeti Bajqinovci.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit