Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 100, Mergim Lushtaku është takuar me studentë dhe qytetarë të Prizrenit.
Lushtaku, ka thënë se studentët, jo vetëm në Prizren, duan një qeveri që investon në të ardhmen e tyre.
“Në kryeqytetin kulturor e historik, në Prizren, u mirëprita nga studentët që janë energjia dhe shpresa e Kosovës. Entuziazmi i tyre ka një shkak të qartë: ata e duan një qeveri që investon në të ardhmen e tyre. Veç studentëve, në Prizren takova shumë qytetarë, që më forcuan besimin se jemi shumë afër një Kosove #MaMirë. #PDK131✅
#MergimLushtaku100✅”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.