Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, ka bërë me dije se ka hapur zyrë në Skenderaj.
Ai ka treguar se këtë zyre e ka hapur në vendlindje pasi ka thënë aty buron identiteti i tij politik.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Sot e hapa zyrën time në Skenderaj ❤️
Në qytetin tim të lindjes, aty ku është formuar identiteti im dhe ku çdo hap i imi ka një histori. Rrënjët e mia politike janë qytetarët që më besojnë dhe më japin forcë e vullnet për t’i përfaqësuar me dinjitet!
Me ekip, çdo gjë funksionon më mirë. Kjo është vetëm një pjesë e ekipit, dhe kjo zyrë është vetëm fillimi – rrugëtimi vazhdon!
#MergimLushtaku100 ✅
#Skenderaj #Ekip #Besim