Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili mban numrin 100, Mergim Lushtaku, ka bashkëbiseduar me studentë dhe qytetarë të Gjakovës, të cilët sipas tij kanë treguar vullnet për ta mbështetur PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Nën mikpritjen e kryetarit të degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, dhe të kryetarit të rinisë për Gjakovë, Edon Zeneli, pata rastin që fillimisht të bashkëbisedoj me studentë e qytetarë të Gjakovës, e më pas edhe me mbështetësit e fshatit Osek, të cilët treguan vullnet e dëshirë për një të ardhme #100 herë #mamirë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.