Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Besnik Krasniqi, njëherësh edhe kryetar i degës së këtij subjekti politik në Prizren, ka bërë një denoncim për manipulim votash.
Krasniqi në një prononcim për Insajderin ka thënë se janë mbi 30 raste ku AAK’ja i ka denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me manipulimin e votave.
Kandidati i AAK’së për deputet përmendi edhe një rast në Velezh të Prizrenit, ku tha se 100 vota ju kanë shtuar Vetëvendosjes pa i pasur ato. Më pas, KQZ’ja ka ndërhyrë për t’i përmirësuar.