7.4 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër

- Advertisement -

Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në kantonin e Cyrihut është ndëshkuar nga policia për thyerjen e rregullit që ndalon mbulesën e fytyrës në hapësirat publike, raportoi gazeta SonntagsBlick.

Ndalimi, i cili u miratua nga elektorati zviceran në mars të vitit 2021, hyri në fuqi në fillim të këtij viti dhe parashikon një gjobë prej 100 frangash zvicerane për shkelësit. Megjithatë, gruaja në fjalë refuzoi të pranonte gjobën, gjë që çoi në referimin e rastit tek autoritetet kantonale. Zëdhënësi i policisë së Cyrihut, Michael Walker, konfirmoi se rasti tani është në duart e guvernatorit, i cili do të vendosë për masën përfundimtare, përcjell albinfo.ch.

Përveç rasteve të mbulesës për arsye fetare, ligji i ri federal prek edhe huliganët dhe demonstruesit që mbulojnë fytyrën në protesta apo aktivitete sportive. Në disa kantone, ndalime të tilla kanë qenë në fuqi prej vitesh, por me ligjin e ri ato zbatohen tashmë në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të SonntagsBlick, vetëm në kantonin e Cyrihut gjatë vitit të kaluar ka pasur 98 raportime për shkelje të ndalimit të mbajtjes së maskave. Ky numër pritet të rritet me zbatimin më rigoroz të rregullave në të gjithë vendin.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit