13 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

100 eurot për studentët, MF: Ende është faza e aplikimeve pagesat bëhen me faza, pasi t’i shqyrtojmë

- Advertisement -

Aplikimi për 100 euro të studentave është ende në fazë të aplikimeve, dhe mbyllja e afatit të aplikimeve bëhet më 31 tetor, kanë thënë nga Ministria e Financave.

“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje për Front Online.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

Të ngjashme

Të fundit