Aplikimi për 100 euro të studentave është ende në fazë të aplikimeve, dhe mbyllja e afatit të aplikimeve bëhet më 31 tetor, kanë thënë nga Ministria e Financave.
“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje për Front Online.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.
“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.