6.9 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

- Advertisement -

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka reaguar pas shpërndarjes nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë nga Albin Kurti i Qeverisë në detyrë të Kosovës, mu në pikun e fushatës zgjedhore dhe tre ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Miftaraj e quajti “vendim korruptiv” dhe “të përsosur me ble vota”.

Postimi i plotë:

Qeverisje me duar te pastra nga Albin Kurti dhe LVV.

100 Euro per femije dhe pensionista. Menyre e persosur me ble vota. Nje ose dy vendime me nga nje faqe pa baze ligjore pa ndonje arsyetim te bazuar qe kushtojne mbi 100 milion Euro.

Albin Kurti dhe LVV e kane jete a vdekje me mbet ne pushtet, me çdo kusht perfshire permes vendimeve korruptive si ne rastin konkret.

Vuk Handanoviç dhe mafia energjetike pa pike dyshimi se jane shume shume te interesuar qe edhe pas 28 dhjetorit Kosova te qeveriset me duar te “pastra” qe ne kater vite shtese me pas qasje ne mbi 1 miliard Euro te buxhetit te Albin Kurtit.

Të ngjashme

Të fundit