3.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

100 eurot e Kurtit, Arifi: S’ka të bëjë me politika sociale, këto praktika ndodhin në Zimbabve e Ugandë

- Advertisement -

Analisti Avni Arifi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët.

Ai u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me politika sociale dhe sipas tij, këto praktika ndodhin në Zimbabve e Ugandë.

“Kjo nuk ka të bëjë me shtetin, kjo nuk ka të bëjë as me respektin ndaj qytetarit, kjo është me e cënu dinjitetin e qytetarit. Kjo po e shndërron shqiptarin si një mall për shitje, po kërkon nga njerëzit me u shit, duhet me e thënë qysh është, po don me i ble shqiptarët, po don me ua ble votën. Me këto pare ky këqyr 2-3 për qind me i rritë.”

“Kjo nuk ka të bëjë me politika sociale, këto praktika ndodhin në Zimbabve, në Ugandë dhe ne po aspirojmë integrime evropiane”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit