-2.9 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta) të vitit 2025 nga fejesat e VIP-ave

- Advertisement -

Fiksimi me unazat e fejesave të personazheve të famshëm është plotësisht i justifikuar! Nga prerjet, te madhësitë e gurëve dhe deri te kostot marramendëse, duam të dimë çdo detaj dhe 2025 ka qenë një vit plot diamante gjigante. Viti nisi me unazën klasike të Zendaya-s, vazhduam me gurin e jashtëzakonshëm të Georgina-s dhe e mbyllëm me unazën moderne të Miley Cyrus. Dhe mes tyre? Plot surpriza vezulluese.

Meqë po i afrohemi fundvitit, rikthehemi te unazat më të mëdha, më të shtrenjta dhe më të komentuara të 2025-ës. Sepse kurrë nuk i dihet, mund të dalë edhe një tjetër para se të mbyllet viti.

Taylor Swift

Taylor dhe Travis Kelce u fejuan në gusht, me një diamant të madh të prerjes vintage, të rrumbullakosur në cepa dhe të vendosur në ar të verdhë.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: rreth 8 karatë

Kostoja: 750 mijë – 1 milion euro

Zendaya

Zendaya e konfirmoi fejesën me Tom Holland disa muaj pas Golden Globes, ku shfaqi unazën e saj me diamant, vendosur horizontalisht në ar të pastër.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 5 karatë

Kostoja: 280–300 mijë euro

Dua Lipa

Pas shumë muajsh thashetheme, u mësua se unaza me diamant të rrumbullakët në një unazë të trashë ari ishte ajo e fejesës me Callum Turner.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 2 karatë

Kostoja: 65–125 mijë euro

Winnie Harlow

Modelja u fejua në shkurt me një diamant në formë veze dhe dy gurë anësorë, e dizenjuar nga partneri i saj, Kyle Kuzma.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 8.5 karatë

Kostoja: 150–300 mijë euro

Miley Cyrus

Pas katër vitesh lidhje, partneri i saj i kërkoi dorën me një diamant në ar të verdhë.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 4–5 karatë

Kostoja: 300–450 mijë euro

Georgina Rodriguez

Kur tregoi unazën e fejesës nga Cristiano Ronaldo-n, interneti “u çmend”: diamant gjigant me dy diamante më të vogla anash.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 30–35 karatë

Kostoja: 2–5 milionë euro

Elsa Hosk

Partneri prej 10 vitesh e propozoi me një diamant të rrumbullakët me një rreth të imët diamantesh.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 5 karatë

Kostoja: 350 mijë euro

Zoey Deutch

Aktorja zbuloi unazën Art Deco me diamant në ar të verdhë.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 4 karatë

Kostoja: 190 mijë euro

Normani

Partneri i saj futbollist e surprizoi me një diamant në ar të bardhë.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasë: 4 karatë

Kostoja: 300–500 mijë euro

Camila Mendes

Aktorja tregoi unazën me diamant të rrumbullakët në ar të verdhë pas fejesës me Rudy Mancuso.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 2.5–3 karatë

Kosto: 65 mijë euro

Alexandra Saint Mleux

Modelja u fejua me pilotin e Formula 1 Charles Leclerc, me një diamant në unazë platini me diamante të imëta.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 5–6 karatë

Kostoja: 500–525 mijë euro

Gabriella Brooks

Liam Hemsworth i dhuroi një diamant të zgjatur, vendosur horizontalisht në ar të pastër.

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

10+ unazat më mbresëlënëse (dhe më të shtrenjta)

Përmasa: 4.5–5 karatë

Kostoja: 150 mijë euro

Të ngjashme

Të fundit