Home Rozë 10 të famshëm që jetojnë në shtëpi modeste edhe pse janë milionerë

10 të famshëm që jetojnë në shtëpi modeste edhe pse janë milionerë

0
10 të famshëm që jetojnë në shtëpi modeste edhe pse janë milionerë
Shuma e parave që disa njerëz shpenzojnë për shtëpitë e tyre luksoze shpesh na duken ekstravagante.
Ashtu u duket edhe disa të famshmëve që pavarësisht se fitojnë miliona, jetojnë në shtëpi krejtësisht modeste krahasuar me kolegët e tyre.

 

Bright Side ka bërë një listë me ta.

Robert Pattinson

Rreth 6 muaj pasi i dha fund marrëdhënies së tij me Kristen Steëart, me të cilën ai ndante një shtëpi të madhe në Los Anxhelos (e cila kishte përmasa 4026 metra katrorë, për të qenë të saktë), vendosi të shesë pronën e tij dhe të shpërngulet në një shtëpi aty pranë, në qytet, por shumë më modeste. Pattinson, me një pasuri të vlerësuar prej 100 milionë dollarësh, bleu një shtëpi prej gati 2000 metrash katrorë për vetëm 2,176,500 dollarë.

Shtëpia ka vetëm 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Vincent Kartheiser

Kartheiser jetonte në një kabinë të vogël prej 500 metrash katrorë. Po, e keni lexuar saktë, 500 metra katrorë. E frymëzuar nga koncepti i shtëpive industriale në Japoni, Kartheiser u përpoq të krijonte një apartament të rehatshëm, duke përfituar nga çdo centimetër i disponueshëm. Më në fund ai mundi ta shiste kabinën, por shumë më pak nga sa kishte pritur pasi çmimi fillestar ishte 808,000 dollarë dhe ai e shiti atë për 650,000 dollarë. Ai në fakt e bleu për 547,000 dollarë. Por duke marrë parasysh punën totale të rimodelimit, e cila i shkoi atij më shumë se 100,000 dollarë, mund të thuash se nuk ishte një investim shumë fitimprurës.

Jennifer Lawrence

Kjo aktore, e cila në 2015 u shpall nga Forbes si aktorja më e paguar në botë (duke mbledhur 52 milionë dollarë vetëm atë vit), vazhdoi të jetonte në një apartament prej 1,413 metrash katrorë të vendosur në Santa Monica. Në 2012, ajo kishte thënë në një intervistë se ishte mësuar të jetonte në vende ‘normale’, kështu që do të ishte e çuditshme që ajo ta gjente veten vetëm në një rezidencë të madhe. Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave, ajo ka bërë 2 investime të rëndësishme: në 2014, bleu një shtëpi prej 5,500 metrash katrorë në Los Angeles dhe në 2017, një apartament 9 milionë dollarësh, mbi 3,100 metra katrorë në Tribeca.

Matthew McConaughey

Për disa vite, ai jetoi në një rulot prej pak më pak se 28 metra katrorë. Edhe përpara se ta linte përfundimisht në një park dhe të merrte me qira një shtëpi me të dashurën e tij pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, aktori e përdori rulotin si zyrë.

Lena Dunham

Sado që mund të jetë e vështirë të besohet ajo jetonte në një apartament me vetëm një dhomë gjumi dhe një banjë. Dunham e bleu këtë pronë prej 800 metrash katrorë në 2012, vitin e premierës së serialit të saj, për vetëm 500,000 dollarë. Megjithatë, kur shohim se ku ndodhet shtëpia, ai çmim duket i vogël në krahasim me çmimet që gjenden aty rrotull. Apartamenti ndodhej në Brooklyn Heights, zona e pasur rezidenciale e qytetit të Nju Jorkut. Por ajo nuk qëndroi gjatë në atë apartament. Në 2014, ajo e dha me qira dhe në 2017, më në fund e shiti për 850,000 dollarë, duke fituar më shumë se 300,000 dollarë.

Elijah Wood

Elijah Wood definitivisht nuk ka nevojë për luks të madh për të qenë i lumtur. Në 2013, aktori bleu shtëpinë e tij në Austin për pak më shumë se 1 milion dollarë. Prona që i përket aktorit është projektuar në një stil viktorian.

Tori Spelling

Disa vite më parë, kjo aktore dhe biznesmene që u bë një yll në vitet ’90 falë rolit të saj në Beverly Hills, 90210, jetonte në një shtëpi njëkatëshe me familjen. Atje kishte kopshtin e saj ku rriteshin fruta dhe perime. Ajo kishte gjithashtu një pulë dhe një derr.

Warren Buffett

Pavarësisht se zotëron kapital me vlerë rreth 70,5 miliardë dollarë, ëarren Edward Buffett, President dhe CEO i Berkshire Hathaway, ende jeton në të njëjtën shtëpi që bleu në 1957 për rreth 31,500 dollarë (aktualisht me vlerë më shumë se 600,000 dollarë). Shtëpia e tij e vogël e vendosur në Omaha, Nebraska ka 5 dhoma gjumi dhe 2 tualete.

Shtëpia e tij nuk është aspak modeste, por duke pasur parasysh pasurinë e tij të pamasë, është e vogël. Ky miliarder 89-vjeçar mund të jetonte kudo në botë që donte, por ka zgjedhur të qëndrojë në qytetin ku ka lindur.

Tom Shadyac

Në shikim të parë, ky emër mund të mos jetë i njohur. Prapëseprapë, Shadyac ishte ajo mendja e shkëlqyer pas komedive të famshme si Bruce Almighty, Ace Ventura, Liar, Liar dhe The Nutty Professor, ndër të tjera. Ky shkrimtar, regjisor dhe producent amerikan gjeneroi shumë nga pasuria e tij midis fundit të viteve 1990 dhe 2000, të cilën më pas e investoi në një rezidencë prej rreth 17,000 metra katrorë. Megjithatë, pas një aksidenti me biçikletë që e la atë me një çrregullim depresiv, ai vendosi të shesë shtëpinë e tij të madhe dhe të transferohet në një park me rulotë.

Mark Zuckerberg

Sipërmarrësi i teknologjisë Mark Zuckerberg jeton në një pronë prej 7 milionë dollarësh, një çmim që nuk është aspak i ulët. Megjithatë, duke marrë parasysh që ndodhet në Silicon Valley, një rajon tepër i shtrenjtë nëse po flasim për pasuri të paluajtshme dhe duke marrë parasysh që Zuckerberg ka vlerë rreth 76.4 miliardë dollarë nga Facebook, mund të themi se kjo shtëpi nuk është një luks i tepërt.

Shpenzimi më i rëndësishëm i Zuckerberg është privatësia. Ai shpenzoi 30 milionë dollarë duke blerë 4 prona përreth shtëpisë së tij për t’i rrëzuar dhe për të ndërtuar më të vogla.

Nëse do të kishit pasurinë që zotërojnë shumë nga këta milionerë, ku do të zgjidhnit të jetonit?

Exit mobile version