Në një renditje të re, plot 38 qytete evropiane renditen mes 50 qyteteve më të jetueshme në botë, bazuar në kritere si siguria personale, strehimi dhe të tjera.
Ndërsa ushqimi i shkëlqyer, jeta e natës apo hapësirat kulturore mund të jenë gjëja juaj e preferuar te qyteti ku jetoni, ka shumë faktorë të tjerë që e bëjnë një qytet një vend të mirë për të jetuar.
ECA International i vlerëson qytetet sipas një game të gjerë kriteresh, infrastruktura, cilësia e ajrit, akses në shërbime shëndetësore, siguria personale, tensionet politike, mundësia për të ndërtuar një rrjet social dhe për të pasur aktivitete çlodhëse, strehimi dhe shërbimet bazë, si edhe klima, për të hartuar vlerësimet vjetore të vendndodhjes për periudhën 2025–26.
Këtë vit, nga 275 qytete të analizuara, qytetet europiane zunë 38 nga 50 vendet e para, si edhe të gjithë 10 vendet e para të renditjes, me Bernën në Zvicër që u shpall fituesja absolute.
“Performanca e fortë e Evropës pasqyron dekada investimesh në mjedise të pastra, shërbime shëndetësore të nivelit botëror dhe infrastrukturë, tha ECA International. Vlen të theksohet se asnjë qytet europian nuk figuron në 50 vendet e fundit, çka nënvizon atraktivitetin e kontinentit”.
Së pari, ajo është shumë e bukur. Kryeqyteti de facto i Zvicrës është ndërtuar rreth një kthese të lumit Aare, dhe Qyteti i Vjetër (Altstadt) daton që nga shekulli i 12-të.
Nëse udhëtoni drejt qytetit, sigurohuni të vizitoni Freibad Marzili, një zonë shumë e frekuentuar për not, ku mund të zhyteni në ujëra të kaltërta e të kristaltë, si edhe Kulturzentrum Reitschule, një hapësirë sociale dhe eventi që organizon koncerte, shfaqje teatrore dhe projeksione filmash.
Megjithatë, Zvicra nuk njihet për kosto të përballueshme jetese. Lista e qyteteve më të jetueshme e ECA International përfshin disa nga të njëjtat vende që shfaqen edhe në këtë përmbledhje të qyteteve më të shtrenjta për qira e në këtë studim mbi vendet më të kushtueshme për të ngrënë jashtë. Rezulton se jetesa nuk është e lirë.
Qytetet më të sigurta dhe më të jetueshme në botë:
Berna, Zvicër
Kopenhagen, Danimarkë
Stavanger, Norvegji
Gjenevë, Zvicër
Qyteti i Luksemburgut, Luksemburg
Hagë, Holandë
Vjenë, Austri
Mynih, Gjermani
Dublin, Irlandë
Lisbonë, Portugali
/TAR/






