21.5 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

10 policë dhanë dorëheqje për tre muaj për shkak të Ligjit të Pagave

- Advertisement -

Dhjetë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Përpos kushteve të rënda të punës, një ndër arsyet që i ka çuar deri te ky vendim janë edhe pakënaqësitë me Ligjin e ri të Pagave.

Nga Sindikata e Policisë thonë se janë duke pritur përgjigje për ankesat e tyre, në të kundërtën do të ketë dorëheqje të tjera.

Kryesindikalisti bën të ditur se aktualisht një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë janë në pritje të dorëheqjes vullnetare.

E këtë gjë po e sheh shqetësuese ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj.

Deputeti opozitar thotë se institucionet duhet bërë më shumë në përmirësimin e kushteve të zyrtarëve policorë.

Vetëm në vitin e kaluar mbi 100 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga ky institucion. /Tëvë1/

Të ngjashme

Të fundit