Pushime me kosto të ulët? Atëherë shkoni në Shqipëri, Maldivet e Europës.”- kështu e nis shkrimin për vendin tonë media prestigjoze “SkyTg24 ku pasqyron bukuritë e vendit tonë nëpërmjet informacionet dhe fotove, si edhe liston 10 plazhet më të bukura për t’u vizituar. Artikulli e quan Shqipërinë një destinacion jo shumë të eksploruar nga turistët, ose që sapo ka nisur, ndërsa shton se vendi unë ofron plazhe të virgjëra me ujëra turkeze dhe blu të kristaltë, si ato në Maldive, duke renditur në krye të listës së vet plazhin e Drimadhesit.
Le t’i hedhim një sy listës:
1.Drimadhes
I konsideruar si plazhi më i bukur në Shqipëri, Dhërmiu ka rërë të lehtë, guralecë të bardhë, det kristal, klube, beach bare, ushqime të shpejta por edhe kuzhinë të mirë, piceri, kampingje dhe tregje me produkte vendase.
2.Plazhi i Dhërmiut
Plazhi i Dhërmiut padyshim është një nga më të famshmit në Shqipëri, një brez i gjatë disa kilometra, i larë nga ujërat e thella blu, teksa gjendet i fshehur mes një vargmal malor dhe detit. Këtu mund të relaksoheni dhe të shijoni natyrën.
3.Ksamili
Fshati Ksamil ndodhet rreth 20 minuta me makinë nga qyteti i Sarandës në jug të Shqipërisë, jo shumë larg kufirit me Greqinë. Plazhi i Ksamilit, i konsideruar si një nga plazhet më të bukura në vend, karakterizohet nga ngjyrat e Karaibeve, deti kristal dhe rëra e bardhë.
4.Gjipe
Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të vendit. Nuk është edhe e lehtë për t’u arritur dhe kjo është arsyeja që e bën ende një parajsë të egër dhe të paprishur. Është një kanion që fsheh një plazh me rërë të bardhë duke krijuar një kontrast me ujërat bruz dhe të kristaltë.
5.Borshi
Borshi është një fshat afër me të tjera vende si Fterra, Piqerasi dhe Qeparo dhe ofron, përveç një plazhi të mrekullueshëm, shumë aktivitete si lundrimi, kanoe, kajak dhe ski jet në ditë, muzikë (si Festivali i Jugut në natyrë) dhe zjarre në plazh në mbrëmje.
6.Saranda
Qyteti i fundit i Shqipërisë përpara kufirit me Greqinë, Saranda ndodhet pikërisht përballë Korfuzit. Ajo është e njohur për qendrën e saj të këndshme të qytetit, me shëtitoren e saj për këmbësorë të rrethuar nga shumë hotele dhe restorante, por mbi të gjitha për plazhet e mrekullueshme, si në qytet ashtu edhe në rrethinat përreth
Qyteti i fundit i Shqipërisë përpara kufirit me Greqinë, Saranda ndodhet pikërisht përballë Korfuzit. Ajo është e njohur për qendrën e saj të këndshme të qytetit, me shëtitoren e saj për këmbësorë të rrethuar nga shumë hotele dhe restorante, por mbi të gjitha për plazhet e mrekullueshme, si në qytet ashtu edhe në rrethinat përreth.
7.Velipoja
Velipoja, disa dhjetëra kilometra larg Shkodrës, është qyteti klasik bregdetar shqiptar: shumë shërbime, plazh i gjatë dhe çmime të arsyeshme. Plazhi është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në Shqipëri dhe ofron një sërë aktivitetesh ujore, duke përfshirë surfing, kajak, vozitje në këmbë, zhytje dhe snorkeling.
8.Shëngjini
Plazhi i Shëngjinit (në italisht San Giovanni di Medua) është një plazh i bukur 7 kilometra larg qytetit historik të Lezhës, i famshëm për rreth 300 ditë me diell në vit. Është një vend me një peizazh të bukur dhe një det të pastër.
9.Lalzi
Njga nga plazhet më familjare e të qetë në Shqipëri, me shumë opsione për pushimet tuaja, pranë kryeqytetit, teksa nga bregu ka një pamje piktoreske të maleve, halore dhe livadheve të gjelbra
8.Vlora
Vlora është një nga destinacionet më të vizituara bregdetare në Shqipëri gjatë verës dhe ndodhet përgjatë bregdetit jugor, në fillim të asaj që quhet Riviera Shqiptare. Plazhi me rërë të përzier me guralecë është shumë i madh – është gjiri më i gjatë në Shqipëri – dhe gjatë muajve të verës është i pajisur me shezlong dhe çadra. Klubet dhe restorantet rreshtohen buzë detit duke ofruar netë të paharrueshme.
Artikulli origjinal këtu.