Pa këto 10 organe mund të jetoni:
Mushkëria – Ju mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.
Veshka – Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë të pasurit të vetëm një veshke, por nëse i humbni të dyja, ju do të duhet të përdorni një makinë dialize.
Stomaku – Një gastrektomi, kirurgjia për heqjen e stomakut, mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulcerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut tuaj direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afat-gjatë në ushqimin dhe tretjen.
Fshikëza e tëmthit – Me vendndodhje pak më poshtë se mëlçi, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesterina e lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.
Zorrët – Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet, ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.
Sytë – Jeta mund të jetë e vështirë pa të parit, ose pa sytë, por është e qartë se shumë njerëz jetojnë jetë përmbushëse, pa dhuratën e të parit.
Testikujt – Organet riprodhuese janë hequr disa herë për arsye mjekësore, zakonisht prej kancerit.
Apendisiti – A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor është ende i paqartë për këtë pyetje, por është e qartë se heqja nuk shkakton ndonjë problem.
Shpretka – Shpretkë juaj qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja apo plagosja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë për humbjen e shpretkës.
Pankreasi – Ky organ i vogël qëndron pak nën stomak, dhe sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet, edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese. /euronews.al/