18.1 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

10 mijë euro ilegalisht, Policia kap një person në Vërmicë

- Advertisement -

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar deklaroi se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithëse, ndaj të njëjtit u gjetën dhe u konfiskuan mbi 10 mijë euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10,000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë”, thuhet tutje në njoftimin e Doganës.

 

Të ngjashme

Të fundit