Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, 9 nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. 10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces dhe janë licencuar, duke e fituar të drejtën që varësisht nga rezultatet sportive, të paraqitën në garat e UEFA-s, kurse një klub nuk ka marrë licencën.

Klubet e Licencuara janë:

FC Drita

FC Ballkani

FC Malisheva

KF Ferizaj

SC Gjilani

FC Prishtina

KF Llapi

KF Dukagjini

Si dhe tek femrat: KFF Dukagjini dhe KFF Mitrovica.

Kurse klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.