13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

10 euro për fëmijë, 50 euro për qen, Pantina: Poshtërsi e banalitet të bëhen këto krahasime

- Advertisement -

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, është përfshirë në debatin që po bëhen në rrjetet sociale për vendimin e Komunës së Prishtinë se kushdo që adopton qentë endacak subvencinohet me 50 euro.

Pantina ka thënë se kjo edhe mund të jetë zgjidhja më e mirë, por asaj nuk i kanë pëlqyer krahasimet që po bëhen me shtesat e fëmijëve.

Këto krahasime ajo i ka quajtur banale, idiote dhe poshtërsi.

Prandaj kushdo qe ka kritika apo propozime me te mira duhet ti jape, por me i krahasu femijet me qente endacak eshte perveq banalitet edhe idiotesi ( ne kuptimin e nivelit te ulte te inteligjences) e mbi te gjitha poshtersi.”- ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Krahasimi me banal qe kam pa keto dite eshte se si Qeveria i jep 10€ per nje femije e Komuna e Prishtines 50€ per nje qen endacak. Dhe per mua ky eshte nje tregues sa sa te pa zhvilluar e kemi nivelin e arsimit, sa siperfaqesisht i shohim gjerat e si nxjerrim konkluzione te cilat pastaj duam ti perqeshim me cinizem pa shije. E para: Qeveria ndan 10€ per femijet qe i kane prinderit e tyre qe e kane obligim me u kujdes per ta, keta femije nuk jane nen perkujdesje te shtetit dhe as nuk krijojne ndonje problem per publikun perkundrazi jane e ardhmja e ndritur e vendit. Per femijet qe nuk kane perkujdesje prinderore qeveria poashtu ndane mjete per ato familje qe duan te kujdesen per keta femije dhe ajo shume nuk eshte as 10€ e as 50€ eshte me e madhe.

E dyta: komuna NUK ndan asnje cent per qent qe kane nje pronar, por po tenton me gjete zgjidhje per nje problem qe eshte shqetesues sidomos per banoret e kryeqytetit. A do jete kje zgjidhja me e mire, une nuk e di. A ka hapsire me kritiku se kjo mund te mos jete zgjidhja me e mire, edhe mund te kete. A mund te kete zvjidhje me te mira e me te lira, ndoshta po. Prandaj kushdo qe ka kritika apo propozime me te mira duhet ti jape, por me i krahasu femijet me qente endacak eshte perveq banalitet edhe idiotesi ( ne kuptimin e nivelit te ulte te inteligjences) e mbi te gjitha poshtersi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit