3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

10 efektet anësore negative të kafesë

- Advertisement -

Kafja është kthyer në një “mit” për shumë persona, të cilët kanë krijuar një varësi të plotë prej saj dhe që nuk mund të jetojnë dot pa pirë 1 ose 2 filxhanë në ditë.

Por nëse ky kufi normal i konsumit të saj kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative:

1. “Vret” aftësinë krijuese 

Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.

2. Pengon pjellorinë femërore

Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës në një femër,  mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave vezorialë, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin.

3. Dobëson mbajtjen e urinës

Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.

4. Ua bën dhëmbët të pistë

Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së  njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.

5. Zvogëlon gjoksin e femrave

Dekolteja juaj është e rëndësishme? Duhet të zvogëloni sasinë e përditshme të kafes. Sipas studiuesve në Universitetin e Lundit, femrat që konsumojnë 3 filxhanë kafe në ditë, kanë rrezikun të kenë një gjoks të vogël.

6. Shkakton haluçinacione

Sipas studiuesve në Shkollën Universitare të Shkencave Psikologjike, “La Trobe University”, në Australi, pirja e sasive të tepruara të kafes, mund të shkaktojë halucinacione, për të parë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.

7. Shkakton aritmi zemre

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.

8. Përkeqësohet sindromi premenstrual

Sindromi premenstrual është një fazë që karakterizohet nga stresi, nervozizmi dhe ankthi para mbërritjes së ciklit menstrual tek femrat. Prandaj ju që gjatë atyre ditëve ta shmangni marrjen e kafes, sepse kafeina rrit nivelet e estrogjenit, duke plotësuar simptomat e dhimbshme tipike të këtij sindromi.

9. Rrezikon dëmtimin e syve

Sipas një studimi nga studiues të spitalin “Brigham & Uomen” në Boston, dozat e shtuara të kafes, mund të rrisin tensionin e syrit, duke shkaktuar probleme të tilla si shtresëzimi, një nga simptomat e hershme të glaukomas. Duke ndikuar kështu në nervat optike dhe fibrat nervore të retinës së syrit.

10. Inkurajon celulitin

Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit