-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

“10 ditët e fushatës”, Mehmetaj: Takime të vogla dhe të shpeshta VV-ja po mban shumë, pozita po vetkënaqet

- Advertisement -

Lirim Mehmetaj, analist ka deklaruar se partitë opozitare në Kosovë po “vetkënaqen” me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimet e tyre politike-elektorale.

Mehmetaj në “Debat Plus” theksoi se edhe Lëvizja Vetëvendosje po mban takime të vogla e të shpeshta vazhdimisht. Ai u shpreh “skeptik” për mënyrën se si partitë politike opozitare kanë zgjedhur të paraqiten në këtë fushatë elektorale.

“Albini po bën fushatë agresive. Takime të vogla e të shpeshta Kurti po bën vazhdimisht. Vetëvendosja po bën shpesh. Po e vërej një vetkënaqësia e opozitës për mbështetjen e njerëzve. Opozita po doket që dëshiron të fitojë lojën pa e mund kundërshtarë. Nuk e besoj që kjo është strategjia më e mirë, por ka me u pa. Nëse arrin me rrëzu me % Kurtin , kanë me dalë fitimtar, respekt. Por nëse strategjia e tyre e zgjedhur dhe e reklamohet se nuk bën me u marr me të, flasim për fushatë pozitive, rezulton gabim dhe Kurti rrin afër 50%, krejt duhet me shku tek shtëpia”, vijoi Mehmetaj.

Mehmetaj ka theksuar edhe rolin e gazetarit i cili theksoi se është “skandaloze” nëse iu bën like postimeve të Qeverisë. Por që ke me qenë person i respektuar nëse i “zbulon” dhe ka “vendim të kundërt me qeverinë” për shkak të fakteve.

“Në përspektivë gjithmonë vlerësohet personi që e thotë të vërtetën. Ai gazetar apo opinionist në bazë të fakteve që i zbulon dhe merr vendim të kundërt me qeverinë, për shkak të fakteve, ka me pas vend të respektit në shoqëri. Nëse iu bën like partive opozitarëve, është anim politik. Nëse bëhesh komplet opozitarë partiak, ska të bëjë me gazetari. Por nëse je kundërshtar politik me qeverinë, për shkak të skandaleve, dhe nuk ndërlidhet me opozitën je ka e bën punën tane. Gazetari s’bën me kanë partiak gazetari. Skandaloze. Absolutisht gabim”, tha Mehmetaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit