Shkruan: Besa Ismaili
Sot nuk po flas për protestën studentore pjesë e të cilës isha vet.
Sot po tmerrohem dhe nuk po arrij assesi të kuptoj, si ka mundësi që lideri i studentëve, asokohe lideri im, pas të cilit isha vetem disa rreshta pas, sot ka ardhur në pushtet dhe nuk ka sjellur asnjë të mirë për arsimin në Kosovë!
Si ka mundësi që lideri i studentëve sot ka fituar pushtet të gjerë dhe jetën e studentëve të Kosovës veçse e ka përkeqësuar, mësimdhënësat i ka nënçmuar, sindikatat i ka nëpërkëmbur, universitetin publik e ka suprimuar, sektorin e arsimit privat e ka afirmuar. Si?!
Si u bë që lideri i studentëve dje, Albin Kurti sot, mos të bëj as edhe një të mirë për arsimin në Kosovë? Asnjë!
Çfarë rënie epike e ish liderit të dikurshëm të studentëve, miq!
Çfarë pazari faustinian!
Studentët e sotmë duhet të nxjerrin mësim! Mos u bëni si Albini: kur të iu vie shansi, siç i erdhi edhe Albinit, mundohuni të bëni diçka të mirë për vendin tuaj, për popullin për kolegët tuaj studentë, për mësimdhënësit, për programet, tekstet.
Mos u bëni si Albini, mos bëni pazarin e Faustit, të shisni shpirtin djallit për pushtet, mos tregtoni vlerat personale dhe morale për pushtet dhe kontroll. Mosni se marre është! Mos i humbisni shanset e juaja jetësore për të bërë diçka mirë! Ky shans vetëm një herë në jetë vjen.