Sot një vit çifti i cili u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother VIP” në këtë datë shkëmbyen puthjen e tyre të parë në këtë shtëpi.
Përmes një postimi në InstaStory, Luizi e ka uruar bashkëshorten e tij për këtë ditë kaq të veçantë.
“Përshumëvjet 1 shkurti”– ka shkruar ai krahas një fotoje ku ka treguar duart e tyre me unazat e martesës.
Pas daljes nga “Big Brother VIP” ku u martuan në natën finale jeta e tyre ka marrë një kthesë tjetër, pasi fillimisht Luizi dhe Kiara nisën që të bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërsa së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Çifti do të sjellin në jetë një vajzë, e cila është fryt i dashurisë së tyre.