Të qëndruarit mbyllur për mbi pesë vjet në Hagë, i është rënduar edhe më shumë në dy vjetët e fundit.
Kufizimi i vizitave me familjarët e ngushtë dhe të afërmit tjerë, dukshëm ka ndikuar në mirëqenien e Rexhep Selimit, mbi të cilin arsyetim kryesor, dhjetëshi i luftës po kërkon heqje të plotë të regjimit, i cili është në fuqi ndaj tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga dhjetori 2023, raporton Klan Kosova.
Kërkesa që u bë në prag të mbylljes së plotë të rastit, ka hasur në kundërshti të plotë nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Kimberly West jep afatin deri kur duhet të zgjasin masat, e paragjykon edhe vendimin.
Prokuroria i kërkon Gjykatës të mos e marrë parasysh sjelljen e Selimit në këto dy vjet.
Para se të vendos për Selimin, trupi gjykues i kërkoi një mendim edhe Regjistrit i cili, nëse nuk hiqet regjimi i plotë, është i gatshëm të bëjë ca lëshime nga 1 prilli 2026.
Kjo i bie se nga 5, Thaçi, Veseli dhe Selimi mund t’i kenë nga 7 video-vizita dhe nga 3 takime private në 4 brenda muajit, me gratë ose fëmijët.
Ndërkohë Regjistri ua mundëson shtimin e një vizite me miq, nga 5 në 6 brenda muajit.
Veç tyre, treshja lejohet t’i bëjë nga dy telefonata 15 minutëshe në ditë jave, dhe 1 telefonatë 20 minuta në fundjavë.
Ky vendim i mbetet Charles Smith, mirëpo Regjistri zbulon se nga 4 korriku i 2025, Thaçit, Veselit dhe Selimit i janë hequr edhe tri kufizime tjera që kishin të bënin me mos takimin me vizitorët e njëri-tjetrit apo të kishin video-lidhje me vetëm nga 1 vizitor.






