Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport. Në bazë të këtij raporti partia e Kurtit ka afro 2 milionë euro të hyra duke e zënë vendin kështu si partia më e pasur në Kosovës, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje në krahasim me partitë e tjera ka të hyra dhe shpenzime shumë me të mëdha.

Kjo parti ka shpenzime mbi 1 milionë në bazë të raportit për vitin 2022. LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet e strukturave të saj. Shpenzimet për këtë kategori kapin shumë mbi 600 mijë euro.

Partia e dytë me e pasur është Partia Demokratike e Kosovës me cila ka mbi 660 mijë euro të hyra gjatë vitit 2022.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbi 500 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2022.

Partia më e varfër në bazë të këtij raporti po del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.

Kjo parti ka të hyra afro 280 mijë euro.