7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

1 mijë e 500 nxënës të Vitisë të rrezikuar nga uji i kontaminuar

- Advertisement -

Më shumë se një mijë e 500 nxënës të shkollave fillore në Komunën e Vitisë janë të rrezikuar nga uji i kontaminuar i puseve nga të cilat furnizohen shkollat, në mungesë të ujësjellësit.

Këto ishin të gjeturat e një raporti të Instituti Demokratik të Kosovës në vitin 2019, ku thuhej se një gjë e tillë mund të bartë lloje të ndryshme të sëmundjeve.

Por Liridona Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje në Viti, thotë se gjendja është e njëjtë edhe pas 5 vitesh.

“Kryetari aktual i Komunës së Vitisë orientimin e shpenzimeve kapitale vazhdimisht është duke e dërguar atje ku nuk është edhe shumë i nevojshëm, pra në asfalt dhe trotuar. Ndërsa ne si opozitë në Komunën e Vitisë vazhdojmë në takime me qytetarë ta kemi shqetësimin kryesor që është mungesa e ujit të pijshëm jo vetëm tash në kohën kur është ndryshimi i klimave pra jemi duke shkuar kah stina e verës por edhe kur ka reshje të shiut”, thotw Liridona Bislimi asambleiste e LVV-së në Viti.

Derisa nënkryetari i Komunës, Hasan Aliu tregon se janë duke bërë përpjekje që një problematikë e tillë të zgjidhet sa më parë.

“Kemi bërë përpjekje ne me disa filtera nëpër shkolla, nëpër të gjitha shkollat që ta filtron por nuk është ujë i cili menaxhohet nga kompanitë profesionale. Megjithatë jemi në proces e sipër të katër ujësjellësve tash në Viti që do ta ketë edhe Ramjani dhe Nosovsella, por do të ketë edhe Devaja e Radivojci që kanë filluar. Dhe kështu gradualisht po vijmë deri te një përfundim i suksesshëm dhe ujë i kontrollueshëm edhe për banorët por edhe nxënësit që vijojnë në ato lokalitete”, thotë Aliu.

Sipas tij, fajtor për këtë është edhe niveli qendror.

“Disa procese nuk janë që munden me i zhvillu Komuna, janë procese që janë të ndërlidhura dhe marrëvehsjen që e përmenda jo rastësisht ajo ka qenë dy palë e lidhur mes CDI-së dhe Ministrisë që ka qenë edhe Komuna por Komuna e Vitisë mundeni me shku me marrë info edhe në Drejtorinë e Financave që asnjë obligim nuk e ka të gjitha obligimet nga marrëveshja i ka kryer por megjithatë atë marrëveshje e ka kontrolluar Ministria me CDI-në”, thotë nënkryetari i komunës.

Në raport kërkohej që të merreshin masat e menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit