Dje ka bërë debutimin e tij për Suharekën portieri 19-vjeçar, Eurolind Avdimetaj.
Dhe ndeshja e tij e parë ishte pikërisht derbi i këtij qyteti, ku Suhareka u përball me Ballkanin.
Ndonëse e humbën këtë ndeshje, klubi i tij nuk i ndali lëvdatat për talentin e tyre të ri,
Paraqitja e tij ishte e jashtzakonshme, ku prej 7 goditjeve ndaj tij, ai bëri 5 pritje e me shumë dalje të suksesshme.
Kujtojmë se Suhareka, dje u mposht nga rivali i të njëjtit qytet Ballkani, me rezultat 0-2 në ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2024.