21.9 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu pas shpërthimit të salmonelës në ShBA

- Advertisement -

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po hetojnë një shpërthim të salmonelës në shumë shtete të SHBA-së, që dyshohet se erdhi nga vezët.

Vezët, u shpërndanë nga Kompania e Vezëve August nga 3 shkurti deri më 15 maj tek shitësit me pakicë në nëntë shtete – Kalifornia, Nevada, Uashington, Arizona, Nebraska, New Mexico, Illinois, Indiana dhe Wyoming, sipas FDA-së, shkruan AP.

Në një njoftim të lëshuar të premten, kompania e shpërndarjes me bazë në Hilmar, Kaliforni, tërhoqi 1.7 milion vezë nga tregu, të cilat kanë data skadimi që variojnë nga 4 marsi deri më 19 qershor dhe u shitën në shitës me pakicë duke përfshirë Walmart dhe Safeway, si dhe nën shumë marka të ndryshme.

Deri më tani, raportohet se janë sëmurë 79 persona në New Jersey, Kentucky, Nebraska, Nevada, Arizona, shtetin e Uashingtonit dhe Kaliforni, tha CDC. Të paktën 21 persona janë shtruar në spital dhe nuk ka raportime për vdekje.

Të ngjashme

Të fundit