Rreth 11.7 milion të huaj vizituan vendin tonë në vitin që lamë pas, 15.2% më shumë se një vit më parë, duke shënuar një rekord të ri.
Tashmë Shqipëria ka hyrë në epokën e turizmit gjithëvjetor, pasi edhe shifrat e konfirmojnë se rritja më e madhe e numrit të turistëve nga një vit më parë erdhi gjatë muajve të dimrit.