-1.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“1, 2, 3, karton i verdhë”, Xhaka e kishte bërë veç një faull, e mbron ish-referi i FIFA-s

- Advertisement -

Ish-referi i FIFA-s, Keith Hacket e ka kritikuar referin Andreë Madley për ndëshkimin me karton të verdhë të Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit ndaj Aston Villës me rezultat 1:0 fundjavën që shkoi.

Ish-referi i FIFA-s dhe i Premierligës thotë se Madley gaboi kur i tha futbollistit kosovar se i ka bërë tri ndërhyrje, për t’ia dhënë më pas kartonin.

Sipas tij, ky ishte vetëm intervenimi i parregullt i parë për Xhakën në atë lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi zviceran ishte i qetë derisa i kërkoi referit shpjegim se ku i kishte bërë tri ndërhyrje të palejuara.

The ref goes “1, 2, 3, yellow card”

Xhaka made one foul the whole game…

Someone make it make sense. pic.twitter.com/9sTCEV9Xqa— now.arsenal (@now_arsenaI) March 19, 2022

“Ai (referi) tha ‘1, 2, 3’, por kur e pash lojën, ky ishte faulli i parë i shkaktuar nga Xhaka. Nuk kishte, 1, 2, 3. Kjo tregon se sa i kujdesshëm duhet të jesh kur flet me lojtarin derisa e ndëshkon”, deklaroi Hackett pasi e analizoi lojën e 19 marsit.

Xhaka është ndëshkuar gjashtë herë me karton të verdhë në 13 ndeshjet e fundit të Premierligës, shkruan “Gazeta Express”.

Xhaka e ka rikthyer respektin e tifozëve të Arsenalit në javët e fundit pasi po e përbën një dyshe të shkëlqyeshme në mesfushë me Thomas Parteyn.

“Gunners” i kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Premierligë dhe dyshja ka qenë e pakalueshme në fazën defanzive dhe ka dhënë kontribut edhe në fazën ofanzive.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit