6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

1 027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit, 2 620 të tjerë nën pushtim

- Advertisement -

“Përplasje të ashpra vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit në Donbass”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të cituar nga Ukrinform.

Lideri ukrainas ka shpjeguar se “epiqendra është, natyrisht, në qytetet e rajonit të Lugansk”. Zelensky shtoi se “aktiviteti i armikut në rajonin e Kharkiv është duke u intensifikuar.

“Ne kemi arritur të dëbojmë pushtuesit nga Ivanivka, në rajonin e Khersonit dhe vazhdojmë të ushtrojmë presion në jug të vendit tonë,” shtoi ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se 1027 qytete dhe qyteza janë liruar në Ukrainë ndërsa  2620 të tjera ende nën pushtimin rus.

“Pas 24 shkurtit, territori i dhjetë rajoneve u prek nga pushtuesit. Gjatë kësaj periudhe, 1027 qytete dhe qyteza u çliruan dhe 2610 të tjera janë ende nën pushtimin rus.” /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit