Lëvizja “Vetëvendosje” ka mbajtur dje zgjedhjet e brendshme. Në rajonin e “05”-shit janë përzgjedhur anëtarët e rinj udhëheqës.
Janë tri komuna, Ferizaj, Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Më poshtë, njoftimet e degëve për kryetarët, transmeton Indeksonline
—
Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra FERIZAJ ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetare e qendrës është zgjedhur, Fatbardha Reka.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Shqipe Jashari.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Diar Hamiti.
—
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Kaçanik ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithëpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i qendrës është zgjedhur Jeton Raka.
Kryetare e GVV-së në qendër është zgjedhur Nita Shehu.
Kryetar i RVV-së në qendër është zgjedhur Faton Zharki.
Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Han të Elezit ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurëse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i qendrës është zgjedhur, Mirsad Shkreta.
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Vlora Suma.
Kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, Fisnik Berisha