16.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Ambasadori amerikan në Tel Aviv: Natë e trazuar në Izrael, pesë herë gjatë natës mu desh të shkoja në strehimore

- Advertisement -

Mike Huckabee, ambasadori i SHBA në Izrael, tha se atij iu desh të shkonte në strehimoret e bombardimeve pesë herë gjatë natës, pasi Irani nisi valë sulmesh me raketa hakmarrëse kundër Izraelit.

“Ka qenë natë e trazuar në Izrael”, tha Huckabee, i cili ndodhet në vend, në një postim në X të shtunën në mëngjes.

Huckabee shtoi se Shabbat, dita e pushimit hebre që shënohet çdo të shtunë, duhet të jetë e qetë, por “ndoshta nuk do të jetë”.

Të mërkurën, departamentet e shtetit dhe të mbrojtjes së SHBA-së aranzhuan largimin e personelit ‘jo esencial’ nga vendet përreth Lindjes së Mesme, dy ditë përpara se Izraeli të ndërmerrte sulmin e tij, shkruan CNN.

 

 

Huckabee, ish-guvernatori i Arkansas u emërua nga Presidenti Donald Trump për postin me bazë në Jerusalem në nëntor të vitit të kaluar.

Ai ka qenë një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe dikur thoshte se “nuk ka diçka të tillë si palestinezë”.

Të ngjashme

Të fundit