Home Lajme 𝗨𝗱𝗵ë𝗵𝗲𝗾ë𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗮𝗿𝗸𝗶𝘃𝗶𝘁 𝗻ë 𝗭𝘆𝗿ë𝗻 𝗲 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝘁 𝗯ë𝗵𝗲𝘁 𝗮𝗻ë𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 “𝗧𝗿𝗮𝗶𝗻𝗞𝗼𝘀”

𝗨𝗱𝗵ë𝗵𝗲𝗾ë𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗮𝗿𝗸𝗶𝘃𝗶𝘁 𝗻ë 𝗭𝘆𝗿ë𝗻 𝗲 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶𝘁 𝗯ë𝗵𝗲𝘁 𝗮𝗻ë𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 “𝗧𝗿𝗮𝗶𝗻𝗞𝗼𝘀”

0

Në mesin e emrave të anëtarëve të “TrainKos” është edhe ai i Vjollca Salihut.

Gazeta Insajderi ka mësuar përmes burimeve të saja se Salihu është edhe udhëheqëse e Arkivit në Zyrën e Kryeministrit.

Për këtë, Insajderi ka marrë në telefon Salihun, mirëpo e njëjta ka kërkuar që pyetjet t’i adresohen me shkrim.

Insajderi iu është adresuar me pyetje me shkrim tek Salihu, por s’ka marrë përgjigje deri në këtë moment.

E njëjta as s’e ka mohuar e as s’e ka pohuar nëse do të japë dorëheqje nga njëra nga pozitat.

Nuk dihet nëse Salihu ka marrë ndonjë rekomandim paraprak nga Agjencia Anti-Korrupsion për mbajtjen e dy pozitave njëkohësisht.

Megjithatë, në uebfaqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit emri i saj nuk figuron askund.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti i ministrave miratoi propozimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të “TrainKos”.

Bazuar në vendimin e qeverisë, Bordi i ri i “TrainKos” do të përbëhet nga: Jetmir Nuka, kryesues dhe anëtarë: Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti.

Luljeta Lutfiu, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti nuk figurojnë në listën e emrave të rekomanduar për bordin e Trainkosit nga komisioni i ambasadës së Britanisë.

Ndërkaq, Salihu figuron e dyta për nga pikët tek testimi i kandidatëve nga ana e komisionit britanik.

Exit mobile version