Nesër në mesditë në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të L.Q. nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.
Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe nis në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.