Home Lajme Botë 𝗡𝗱𝗼𝗱𝗵 𝗽ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿ë 𝗺𝗲𝘀 𝗸ë𝗺𝗯ë𝘀𝗼𝗿𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗜𝘇𝗿𝗮𝗲𝗹𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗛𝗮𝗺𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗻ë 𝗚𝗮𝘇𝗮

𝗡𝗱𝗼𝗱𝗵 𝗽ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿ë 𝗺𝗲𝘀 𝗸ë𝗺𝗯ë𝘀𝗼𝗿𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗜𝘇𝗿𝗮𝗲𝗹𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗛𝗮𝗺𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗻ë 𝗚𝗮𝘇𝗮

0
𝗡𝗱𝗼𝗱𝗵 𝗽ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝗿ë 𝗺𝗲𝘀 𝗸ë𝗺𝗯ë𝘀𝗼𝗿𝗶𝘀ë 𝘀ë 𝗜𝘇𝗿𝗮𝗲𝗹𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗛𝗮𝗺𝗮𝘀𝗶𝘁 𝗻ë 𝗚𝗮𝘇𝗮

Luftëtarët e Hamasit u përplasën me trupat izraelite brenda Gazës, njoftoi të dielën Brigada militante Al-Qassam e grupit palestinez. Kjo duket të jetë një nga përleshjet e para midis dy palëve në terren brenda brezit që kur shpërtheu lufta, më 7 tetor.

Hamasi tha se luftëtarët e tyre shkatërruan dy buldozerë ushtarakë izraelitë dhe një tank në pritë, duke detyruar trupat izraelite të tërhiqen në Izrael pa automjetet e tyre, raporton CNN.

“Ushtarët e forcës sioniste që ranë në pritën e Khan Younis lanë automjetet e tyre dhe u larguan në lindje në këmbë”, thanë Brigadat Al-Qassam nëpër rrjetet sociale.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë vetëm se “u qëlluan ushtarët izraelitë që vepronin në perëndim të zonës së sigurisë të Rripit të Gazës, në zonën e Kissufit”.

“Një tank i IDF-së goditi celulën terroriste që qëlloi mbi ushtarët”, shtuan forcat izraelite.

Exit mobile version