Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të martën është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.
Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republikë më të fuqizuar dhe një Evropë më të bashkuar e më demokratike.
Tutje presidentja theksoi se Burić, e ka informuar për përkushtimin tonë të çdoditshëm për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës.
Kosova me 12 maj të vitit 2022 ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.